Auto-reli, Sainz dhe Brabec triumfojnë në “Dakar 2024”

19.01.2024 19:50

Spanjolli Carlos Sainz (Audi RS Q E-tron)...

Spanjolli Carlos Sainz (Audi RS Q E-tron), ka fituar titullin e katërt kampion në garën e  relit Dakar.  Në etapën e fundit triumfoi francezi Sebastian Loeb (Prodrive Hunter), por në renditjen e përgjithshme piloti spanjoll triumfoi me 80 minuta epërsi.

Sainz katër titujt kampion I ka të fituara me katër makina të ndryshme: 2010 me Volksëagen, 2018 me Peugeot, ndërsa në vitin 2020 me Mini.

Megjithatë ai në historinë e kësaj gare futet si kamponi i parë i Reli Dakar, që ka garuar me makinë makinë elektrike e kompletuar me një pajisje ndihmëse shtesë për rritjen e rrezes.

Për  Sainz, ishte kjo mundësia e fundit ta bëjë këtë pasi, skuderia e Audi Sport, tërhiqet nga ky sport dhe nga viti 2026 do të jetë pjesë e Formula 1.

Në konkurencë të motoçiklistëve triumfoi amerikani Ricky Brabec (Honda CRF 450 Rally), i cili në etapën e fundit ishte renditur i shtati, ashtu që konkurenti i tij kryesor Ross Branch, etapën e fundit e përfundoi në pozitën e fundit.

Brabec titullin e parë kampion e kishte fituar në vitin 2020.