Maqedoni

Parashikimi i motit

20.01.2024 11:13

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.....

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Do të mbizotërojë të motit të vranët me reshje bore të cilat do të jenë më shumë prezente në pjesët perëndimore të vendit. Në male do të formohet një mbulesë e konsiderueshme bore (mbi 30 cm), ndërsa në zonat më të ulëta nga 3 deri në 10 cm. 
 
Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, sidomos përgjatë luginës së Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0°C deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 1°C deri në 8°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe ftohtë me reshje bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 3°C.