Maqedoni

Ndalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda të mallrave në disa rrugë

20.01.2024 11:23

LAMM njofton se për shkak të reshjeve intensive të borës, drejtimi rrugor Gostivar-Strazhë dhe Mavrovë-Dibër...

LAMM njofton se për shkak të reshjeve intensive të borës, drejtimi rrugor Gostivar-Strazhë dhe Mavrovë-Dibër është i mbyllur për mjete të rënda. Në linjën Tetovë-Popovë Shapkë është vendosur ndalimi i qarkullimit të autobusëve, ndërsa për automjetet e tjera është i detyrueshëm pajisja dimërore.
 
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga LAMM. Ata apelojnë drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën në komunikacion dhe të drejtojnë mjetet e tyre me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.