Maqedoni
Në Shkup dje 14 aksidente, sanksionohen 32 shoferë
31.03.2015 09:12
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 14 aksidente rrugore...

Prej tyre, tetë janë me pasoja të dëmit material dhe pesë janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër shoferë të automjeteve motorike, një bashkëdhëtar, një çiklist dhe një këmbësor.
Ka ndodhur edhe një aksident i rëndë me pasojë lëndime të lehta trupore në orën 6 e 20 minuta në rrugën lokale f. Milladinovc- f.Kadinë, në afërsi të depos në fshatin Milladinovc.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 32 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 10 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me afat të skaduar të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit, nëntë të cilët e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkolit.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 88 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë ligjëratë edukative në SHF "Teefejuz" e cila gjendet në territorin e komunës së Çairit.
Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet normal dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit./mia
