Maqedoni
Lista pozitive, mungesa e ilaçeve, Pecova: Nevojitet terapi e rregullt
20.01.2024 14:44
Pacientët me sëmundje hematologjike malinje procesin e shërimit e kalojnë në frikë dhe pasiguri...

Pacientët me sëmundje hematologjike malinje procesin e shërimit e kalojnë në frikë dhe pasiguri nëse edhe muajin e ardhëshm, do ta kenë në dispozicion terapinë e nevojshme. Terapinë biologjike e sigurojnë institucionet shëndetësore përmes buxheteve të kushtëzuara dhe shumë shpesh për shkak të pengesave teknike dhe administrative nuk mund ta marrin terapinë me muaj të tërë. Me vite luftojnë që në listën pozitive të gjendet terapi bashkëkohore. Nga Shoqata e të sëmurëve me kancer "Hema-Onko" shpjegojnë se kontinuiteti i marrjes së terapisë në kohën e duhur jep rezultate më të mira në mjekim.
“Do të kenë jetë më cilësore, do të ulet vdekshmëria për pacientët tanë, do të zvogëlohet dëmi finansiar që u shkaktohet. Ka persona që shesin shtëpi dhe vetura që të mund të mjekohen. Nuk ka kontinuitet, ka terapi 5-6 muaj, ndërsa do të mungojë 3-4 muaj. Në ato 3 vitet e rëndësishme që duhet ta marrin terapinë rregullisht, nuk e kanë të rregullt, fatkeqësisht.”, tha Lidija Pecova, kryetare e Shoqatës për të sëmurët me kancer "Hemo-Onko"
Nga kjo shoqatë nuk kanë shpresë se kjo terapi për një kohë të shkurtë do të gjendet në listën pozitive e cila nuk është përditësuar pothuajse 15 vite.
Lista pozitive, Mexhiti: Së shpëjti përditsim i listës pozitive
Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti paralajmëoi rishikimin e sajë duke theksuar se më me vështirsi zhvillohen negociatat për terapinë biologjike.
“Nuk kishte Komision, as protokole. Gjithçka bëmë për këto 10 muaj. Jemi në fund të të gjitha përgaditjeve. Ajo që po e ngadalson këtë punë janë procedurat birokratike por nuk heq dorë nga ky projekt, sikurse edhe nga të tjerët. Shumë shpejt do ta shihni numrin dyshifror të ilaçeve për të sëmurët kronik që fillimisht nuk do të ketë implikime të mëdha finansiare.”, tha ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Përveç terapisë biologjike për të sëmurët me kancer, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se në listën pozitive do të ketë dhjetra ilaçe bashkëkohore për sëmundje kardiovaskulare dhe neurologjike.
FLORIJE BELULI KAMBERI
