Maqedoni
Bora pushton vendin, DPHM: Na presin temperatura nën zero
20.01.2024 15:30
Pjesa më e madhe e vendit mëngjesin e sotëm është përfshirë nga dëbora, përfshirë edhe kryeqytetin....

Pjesa më e madhe e vendit mëngjesin e sotëm është përfshirë nga dëbora, përfshirë edhe kryeqytetin. Nga drejtoria për punë hidro-metereologjike theksojnë se shtresë më e lartë e borës është regjistruar në Mavrovë dhe Kodrën e diellit. Reshjet e borës më të dendura janë në pjesën perendimore të vendit. Ditëve ne vijim na presin temperature të ulta, ndërs rritje e temperaturave pritet nga dita e mërkurë.
“Nesër në mëngjes temperaturat do të jenë nga -9 deri në zero gradë celsius ndërsa temperaturat ditore nga -1 deri në 5 grad Celsius. Edhe pse gjatë ditës së nesërme do të jetë ftohtë, tempratura më të ulta na presin nga filllimi i javës. Më të ftohta do të jenë dita e hënë dhe e martë kur temperaturat në viset më të larta do të jenë -19 gradë. Nga dita e mërkurë do të kemi ngritje të vogël të temperaturave.”, tha Boris Sekirarski nga Drejtoria për Punë Hidro-Metereologjike.
Reshjet e borës po shkaktojnë probleme në qarkullim nëpër disa rrugë shtetërore ku është vendosur ndalesë për qarkullimin e autobusëve dhe automjeteve të rënda.
“Momentalisht të gjtha rrugët magjistrale dhe rajonale janë të kalueshme, kemi katër ndalesa për automjete të rënda edhe atë në drejtimet rrugore Gostivar drejt Kërçovës, gjegjësisht në Strazhë, Gostivar drejt Dibrës, gjegjësisht në Mavrovë dhe Qafthanë. Kemi angazhuar rreth 170 automjete speciale, disa janë të ndërmarrjes disa të angazhuara nga persona të tretë. Janë angazhuar të gjitha shërbimet dhe me të gjitha forcat jemi në teren.”, tha Kostadin Acevski, drejtor në N.P “Rrugët e Maqedonisë”.
Në rrugët e tjera shtetërore qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë. Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë që shoferët të respektojnë dispozitën e paraparë ligjore për posedimin e pajisjeve të detyrueshme dimërore, të përdorin goma dimërore, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, si dhe të kenë rroba të ngrohta në automjete dhe rezervuarët e mbushur me karburant.
“Shërbimet e N.P. “Rrugët e Maqedonisë” do të jenë vazhdimisht në terren, në gatishmëri të plotë dhe do të mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët.”, sigurojnë nga kjo ndërmarrje.
FLORIJE BELULI KAMBERI
