Botë
Në Spanjë janë arrestuar 26 persona të dyshuar për terrorizëm
31.03.2015 09:21
Policia spanjolle ka arrestuar 12 persona të dyshuar për anëtarësim në organizatën kriminale me qëllime terroriste, njoftoi TASS...

Në kumtesën e policisë theksohet se personat të cilët janë arrestuar dje janë anëtarë të organizatës "Grupet e koordinuara anarkike" dhe janë të dyshuar për sabotime, vendosjen e mjeteve shpërthyese dhe përgatitjen e akteve terroriste.
Në operacion janë arrestuar edhe 14 persona për shkak të dhënies së rezistencës. Arrestimet janë kryer në Madrid, Barcelonë, Valencia dhe Granadë./mia
