Maqedoni

Pushteti dhe opozita me akuza për korrupsion, Stoilkovski: Nuk është penguar kthimi i TVSH-së

20.01.2024 15:55

Pushteti dhe opozita sërish me akuza të ndërsjella për skandale kriminale dhe koruptive...

Pushteti dhe opozita sërish me akuza të ndërsjella për skandale kriminale dhe koruptive. VMRO-DPMNE-ja opozitare pretendon se kanë dokumente që dëshmojn se drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska nuk e thotë të vërtetën dhe se nuk është penguar kthimi i TVSH-së, por kanë humbur së paku 22 milionë euro. Stoilkovski nga DPMNE, thotë se bëhet fjalë për një skem e zhvilluar mirë për kthim të tatimit mbi vlerën e shtuar, të cilat llogariten në miliona euro.
 
“Është dikutabile pse Drejtoria për të Hyra Publike ka qenë në gjumë për një vit të tërë? Një kompani e re raporton papritmas një kthim për 50 milionë euro? Pra nuk pyet pse deklaron 15000 euro taksë me 50 milionë euro mallra? Ai nuk pyet pse vetëm pas 8 muajsh, me një kthim të TVSH-së prej 11 milionë eurosh, kompania shitet?”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
Petkovski: DPMNE-së i shtohen çdo ditë skandalet 
 
LSDM-ja thotë se posedojn dokumente që dëshmojn se kryetarët e komunave që udhëhiqen nga opozita maqedonase keqpërdorin parat e qytetarëve. 
 
“Komuna e Velesit e udhëhequr nga VMRO–DPMNE ka bler makin për nënvizimin e signalizimit horizontal me vler 42 mijë euro.  Për krahasim, komunat e tjera, si komuna e Qendrës, e kanë blerë të njëjtën makinë, me çmim tre herë më të ulët, pra rreth 13 mijë euro.”, tha Petar Petkovski, LSDM.
  
LSDM i bën thirrje, Prokurorisë kompetente dhe Komisionit Kundër Korrupsion të veprojnë. Sipas tyre duhet të ketë përgjegjësi për pompimin e parasë publike nëpër komunat e udhëhequra nga DPMNE.
 
SANIJE DURAKU