Maqedoni

Kumanovë, dyfishohet numri i intervenimeve në shuarjen e zjarreve

20.01.2024 16:16

Njësiti territorial i zjarrfikësve në Kumanovë, gjatë vitit të kaluar dyfishoi intervenimin në shuarjen e zjarreve...

Njësiti territorial i zjarrfikësve në Kumanovë, gjatë vitit të kaluar dyfishoi intervenimin në shuarjen e zjarreve në krahasim me vitin paraprak, njhotojnë nga ky njësit. Zjarrfikësit kumanovarë kanë marrë pjesë në 682 intervenime në rajonin e komunës së Kumanovës dhe atë të Likovës.
 
“Statistikat e vitit të kaluar në intervenimin e zjarrfikësve tanë  janë më se shqetësuese. Në krahasim me vitin paraprak, vitin e kaluar janë evidentuar dyfish më tepër zjarre, apo gjithësej kemi intervenuar në 682 raste në 92 rasrte në objekte, 31 raste në automjete të djegura, 412 raste në hapsira të hapura dhe 114 raste në zjarre të ndryshme. Gjithashtu kemi kryer edhe 32 intervenime teknike dhe një intervenim në komunën e Tetovës, ku zjarri kaploi Fabrikën e ngjyrave e llaqeve”, tha Dejan Ilievski, komandant i njësisë territoriale të zjarrëfikësve – Kumanovë.
 
Mirëpo fatmirësisht vitin e kaluar ka patur dukshëm më pak intervenime në pyjet e rajonit të Kumanovës
 
“Vlen të theksohet se gjatë vitit 2023 kemi patur dukshëm më pak intervenime në hapsira të hapura sidomos në pyje ku ka patur më pak zjarre në krahasim me vitin 2022. Ndërkaq nëpërfaqe të hapura intervenime kemi patur kryesisht në sipërfaqet bujqësore sidomos gjatë stinës së vjeshtës kur po digjen kryesishtë therrnishtet kjo sidomos vie në shprehje në komunën e Likovës ku vitin paraprak nuk ka patur zjarre t5 theksuara në sipërfaqet bujqësore”, theksoi, Ilievski.
 
Vlen të theksohet se në 90 intervenimet në objektet e e prfshira nga zjarri ka qenë ai në arkivin e Gjyqit Themelorë të Kumanovës, në të cilin zjarrfikësit e Kumanovës treguan profesionalizëm të lartë.
 
FATLUM AQIFI