Maqedoni
Rrheshjet e borës në malësinë e Tetovës vështirësojnë lëvizjen e banorëve
20.01.2024 17:44
Rreshjet e borës kanë vështirsuar lëvizjen e banorve të malësis së Tetovës....

Rreshjet e borës kanë vështirsuar lëvizjen e banorve të malësis së Tetovës. Ekipi jonë ka shkuar në Shipkovicë të Tetovës ku rruga që duhet ta kalojnë banorët e fshatrave të malësisë si Brodeci, Veshalla e Bozofca është e pa pastruar dhe banorët kanë vështërsi në lëvizje.
“Jo nuk kalohet rruga”...
“Gjithçka ka, goma të reja zinxhirë edhe nuk del rruga. Është e pa kalueshme si fshatrat lartë si Tetovë-Kodra Diellit, asgjë nuk është pastruar. Normal që ndihesh i rrezikuar ndodh aksident ndodhë çmos, çfarë tu them ata e dinë secila parti që vjen në qeveri secila ma keq, çka tu them rruga duhet të pastrohet ka edhe tre fshatra tjerë më lartë çka tu them”...
“Aspak, kjo shihet i vumë zinxhirët gjithë me guma dimri, taksat i paguajmë të gjithë aspak as pak për atë ikim të gjithë nga këtu, për atë të gjithë ikim nga këtu”...
“Ja si e shihni, hiq nuk jemi të kënaqur.”, thanë banorët.
Nga ana tjetër komuna e Tetovës me një komunikat me shkrimë ka theksuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme por në kushte dimri.
“Nuk ka pengesa, gjitha rrugët janë të kalueshmë! Ekipet e Komunës së Tetovës janë në terren për të pastruar rrugët pas rreshjeve të borës. Është intervenuar në gjithë territorin e Komunës së Tetovës, në malësi dhe në qytet, për t'ju siguruar qytetarëve qarkullim të lirë dhe pa pengesa.”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Në gjendje jo të mirë ishte edhe rruga Tetovë - Kodra e Diellt, të cilën e menaxhon dhe e mirëmban Ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë.
VISAR SADIKI
