Maqedoni
Parashikimi i motit
21.01.2024 11:32
Vendi ynë do të përfshihet nga mot i qëndrueshëm, këtë të diel....

Vendi ynë do të përfshihet nga mot i qëndrueshëm, këtë të diel. Reshjet e borës do të vazhdojnë të jenë prezente me intensitet të ulët e lokalisht në zonat jugore. Vranësirat do të jenë të dobëta dhe mesatare dhe do të fryjë erë e fortë nga veriu.
Temperaturat e mëngjesit do variojnë prej -9 deri në 0°C, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë nga -3 deri në 5°C.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ftohtë dhe pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do ketë erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura gjatë ditës do të arrijë në 2°C.
