Maqedoni
Hiqen ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese, rekomandohet vozitje e kujdesshme
21.01.2024 11:41
Nga mëngjesi i sotëm janë hequr të gjitha ndalesat për qarkullim për automjetet e rënda transportuese...

Nga mëngjesi i sotëm janë hequr të gjitha ndalesat për qarkullim për automjetet e rënda transportuese të cilat ishin vendosur për shkak të reshjeve të borës në vend, por rekomandohet vozitje me kujdes dhe rregullimi i shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
