Ekonomi

Neziri në Takim vjetor për investime në Dubai

31.03.2015 09:54

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, me ftesë të homologut të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sultan Bin Saed Al Mansuri...

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, me ftesë të homologut të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sultan Bin Saed Al Mansuri, merr pjesë në takimin e 5-të të Investimeve vjetore në temën "Zhvillim i qëndrueshëm nëpërmjet investimeve të huaja direkte - transferim i indikuar i inovacioneve dhe teknologjisë " që mbahet në Dubai.
 
Ky takim investimi, që mbahet nën patronazhin e Sheik Mohamed Bin Rashid Al Maktum, zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe, kryeministër dhe sundimtar i Dubait, paraqet forum udhëheqës global mbi investimet dhe për krijimin e rrjeteve strategjike.
 
Misioni i tij është të ofrojë platformën më të mirë që vendet të mësojnë, të takohen, të krijohen rrjete, të ndajnë përvojat dhe të promovojnë mundësitë e tyre për investime në botën e korporatave, duke lehtësuar marrëdhëniet e investimeve dhe ndërtimin e rrjeteve për tregje në rritje të shpejtë.
 
Takimi për investime është një mundësi që në një vend të mblidhen drejtues akademikë botërorë, ekspertë, politikanë dhe praktikantë që të debatojnë për rëndësinë e aktiviteteve inovative, në drejtim të rritjes dhe zhvillimit, për ndikimin e investimeve të huaja në rritjen e qëndrueshme ekonomike nëpërmjet transferimit të teknologjisë dhe të mbështetjes politike në investime, të cilat janë të domosdoshme për të tërhequr dhe mbajtur investimet, si dhe për internacionalizimin e hulumtimeve dhe veprimtarive të zhvilluara të korporatave transnacionale.