Maqedoni
Aksident i rëndë në Tabanoc, një person humb jetën
21.01.2024 12:44
Të shtunën në mbrëmje rreth ores 20 ka ndodhur një aksident i rëndë me fatalitet në autostradën Kumanovë – Tabanoc...

Të shtunën në mbrëmje rreth ores 20 ka ndodhur një aksident i rëndë me fatalitet në autostradën Kumanovë – Tabanoc me çrast jetën e ka humbur L.T. grua 49 vjeçare nga kumanova. Këtë informacion përmes një kumtese e ka konfirmuar edhe SPB e Kumanovës.
“Më 20.01.2024 rreth ores 20 në SPB të Kumanovës është raportuar se në autostradën Kumaovë – Tabanoc, rreth 2 km para vendkalimit kufitar është shkaktuar një aksident i rëndë, në të cilin kanë marrë pjesë veturat Volkswagen Polo me targa të Kumanovës e drejtuar B.T. (24) nga Kumanova, vetura Vlokswagen Golf me targa të Shkupit i drejtuar nga V.P. (45) nga Kumanova dhe vetura Opel Insignia me targa të Republikës së Sërbisë i drejtuar nga Gj.N.(59) nga Republika e Serbisë. Në këtë aksident me fatalitet nga lëndimet e marra jetën e ka humbur L.T. (49) nga Kumanova, bashkëudhëtare në veturën Polo, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë në Kumanovë. Lëndime të rënda kanë marrur V.P. dhe B.T. kurse lëndime më të lehta Gj.N. kanë konstatuar në spitalin e Kumanovës.”, thuhet në Kumtesën e SPB të Kumanovës.
Cili ka qenë shkaku i cili ka sjellur deri te ky aksiden fatal ende nuk dihet. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalur ekipi i SPB të Kumanovës, nga ku paralajmërojnë se janë duke punuar në zbardhjen e rastit për cka opinioni do të njohtohet me kohë.
