Maqedoni

Тë hënën Shkupi pa transport publik, NQP në grev

21.01.2024 14:14

Sindikata në Ndërmarrjen e Transportit Publik “Shkup” njoftoi se të hënën autobusët e JSP-së...

Sindikata në Ndërmarrjen e Transportit Publik “Shkup” njoftoi se të hënën autobusët e JSP-së nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, sepse nuk kanë marrë pagë për muajin dhjetor, por kërkojnë edhe pagesë të rregullt të pagave për vitin 2024. Nga Sindikata njoftuan se në qarkullim do të jenë vetëm automjetet e specializuara për personat me invaliditet dhe autobusët që kanë marrveshje për trasnsportin e fëmijëve nga shkolla deri në vendin e tyre të banimit.

“Deri më tani është dakorduar që të gjithë personat me nevoja të kufizuara në qytetin e Shkupit që NQP me vendim të qytetit të Shkupit i transporton gjatë 24 orëve në ditë që u shpërbejmë me 15 automjete të specializuara të hënën do të vazhdojë të punojë në mënyrë të rregullt. Gjithashtu, në mënyrë të rregullt do të vazhdojnë edhe ato dhjetra autobsusë për të cilët NQP ka marrveshje për transport të fëmijëve nga Komunat e qytetit në vendin e tyre të banimit,në shkollë dhe anasjelltas. Pjesa tjetër ngelet siç ishte paralajmëruar në protestën e ditës së premte. Pra, transport publik nuk do të ketë.”, tha kryetari i Sindikatës së NQP-së, Miqo Stojanovski. 

Për të hënën është caktuar seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është të diskutohet për mënyrën e funksionimin dhe finansimit të ndërmarrjes pubike të trasnportit. Nga Sindikata thonë se nëse arrihet zgjidhje dhe lëshohen mjetet e nevojshme për paga,stafi i shoferëve dhe të gjithë personeli i trasnportit piblik që janë në pritje, do të dalin në qarkullim.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI