Botë

Zviceranët votojnë në internet për himnin e ri kombëtar

31.03.2015 10:12

Qytetarët e Zvicrës, kanë mundësinë të votojnë për 6 propozimet e reja për himnin e Zvicrës...

Votat e përdoruesve të Internetit do të paraqesin 50 për qind, ndërsa 50 për qind të votave për përzgjedhjen e himnit të ri do të jenë ato të jurisë, që përbëhet nga 30 ekspertë nga fushat e muzikës, gazetarisë, anëtarë të koreve dhe të federatave sportive.
 
Nga 24 versione janë përzgjedhur gjashtë himne në gjuhën franceze, gjermane, italiane dhe gjuhën romansh, një nga gjuhët retoromane.
 
Pas votimit në rrethin e parë do të përzgjidhen tri versione, të cilat do të vihen në votim në rrethin e dytë, i cili do të zhvillohet nga qershori deri në shtator.
 
Votimi përfundimtar do të zhvillohet më 12 shtator në një program televiziv, kur shikuesit do të kenë mundësi të votojnë me mesazhe apo thirrje telefonike.
 
Pas kësaj, propozimi përfundimtar do t’i dërgohet instancave politike, të cilat do të vendosin se a do ta mbështesin. Duke pasur parasysh se himni aktual i Zvicrës pasqyron larminë politike dhe kulturore të vendit, Zvicra në janar të vitit të kaluar ka shpallur konkurs për himnin e ri të vendit./mia