Maqedoni
Dokumentet personale, Zyberi: Ankesa të shumta, nuk ka terimne
21.01.2024 15:23
Afrimi i afatit të fundit për ndërrimin e dokumenteve personale ka rezultuar me numër të madh të ankesave në zyrën e Avokatit të Popullit...

Afrimi i afatit të fundit për ndërrimin e dokumenteve personale ka rezultuar me numër të madh të ankesave në zyrën e Avokatit të Popullit, për pamundësinë e caktimit të terminit për marrjen e dokumenteve personale dhe për problemin e kompensimit për shpenzimet e dokumenteve. Këtë e ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Avokati i Popullit, Naser Ziberi. Ai njëherit pohoi se Ministrisë së Punëve të Brendshme i mungojnë formularë për dokumentat e udhëtimit, ndërsa qytetarët ankohen se nuk munden t’i marrin në kohë dokumentet e udhëtimit.
“Këto ankesa kanë filluar të mbërrijnë pas vitit të ri dhe ne do t’i drejtohemi Ministrisë së Brendshme pse ka pasur vonesë në nxjerrjen e atyre tashmë të përgatitura, supozoj se ato dokumente të udhëtimit janë përgatitur dhe do të reagojmë. Në biseda të caktuara jozyrtare kam marrë informacion se ka mungesë të formularëve. Mund të them me siguri se mungojnë formularët për dokumentet dygjuhëshe të udhëtimit, por mendoj se mungojnë edhe formularët për dokumentet e tjera.”, tha avokati i popullit Naser Zyberi.
Ai theksoi se Ministria e Brendshme edhe pas ndryshimit të emrit të shtetit ka lëshuar dokumente me emrin e vjetër të vendit. Theksoi se meqë këto ndryshime kushtetuese për emrin e shtetit që buron nga Marrëveshja e Prespës, inponuan nevojën e ndrrimit të dokumenteve, Zyberi tha se ka kërkuar nga Qeveria që t’i mbulojë shpenzimet për dokumentet e reja.
Përveç obligimit të qytetarëve për ndrrimin e dokumenteve me emrin e ri të shtetit, ata duhet të paguajnë edhe rritjen e fundit të çmimit për tu paisur me dokumentet personale. Në mars të vitit të kaluar, letërnjoftimi prej 190 denarë është shtrenjtuar 310 denarë. Pasaporta për personat mbi 27-vjeç nga 1.500 në 2.000 denarë, ndërkaq patenta e shoferit prej 280 në 410 denarë. Ndryshe nëpër sportelet e Ministrisë së Brendshme çdo ditë mund të vërehen radhë të gjata pritjesh nga ana e qytetarëve të cilët shkojnë për të ndryshuar dokumentet e tyre, kjo shkakton edhe revoltë të madhe te qytetarët.
FLORIJE BELULI KAMBERI
