Maqedoni
Shtypi ditore në Bibliotekën e Tetovës rrezikon të zhduket shkaku i kushteve
21.01.2024 15:48
Shtypi ditor i arkivuar në Biblotekën e Tetovës nga vitet 1945-e deri më sot po rrezikon të zhduket..

Shtypi ditor i arkivuar në Biblotekën e Tetovës nga vitet 1945-e deri më sot po rrezikon të zhduket pasi vendi ku ruhet nuk i plotëson as kushtet elementare. Shumë vite të grumbulluar, kanë qëndruar në kulmin e Pallatit të Kulturës, por tani të njejtat janë zhvendosur në bodrumin e të njejtit.
“Shtypi ditorë egziston nga vitit 1945 mblidhen dhe lidhen në kopertina, dhe ato duhet të ruhen pasi janë pasuri dhe histori kulturore, e jona dhe të gjithëve. Sipas informacioneve të mija kurrë kanë qenë tek objekti tjetër ato kanë qenë të lëra në mëshir të fatit kanë qenë në çati të ekspozuar në kushte atmosferike, gjë që ka bë edhe të dëmtohen. Tani jemi edhe më keq pasi po të njejtat janë të magazionuara në një ambient bodrum ku ka edhe lageshti dhe jo që kanë kushte për ti ruajtur si pasuri e jona kulturore.”, tha Nurije Bajrami, drejtoresh e biblotekës së Tetovës.
Drejtoresha Nurije Bajrami, tha se zgjedhja e këtij problemi nuk është në dorën e saj. Kërkoi nga Ministria e Kulturës hapsirat që ju kanë premtuar.
“Zgjidhja po të ishte në dorën time do e bëja por ajo i kalon kompetencat e mia pasi përsëri vinë në shprehje mungesa e hapsirave. Mungesa e hapsirave un mund vetëm ta dëshiroj siç e dëshirojn të gjithë ne, është vendim që më kalon mua dhe shkojm përsëri tek ministria e Kulturës, dhe ato duhet të sigurojn hapsirat që i kanë premtuar për dislokim të Biblotekës.”, tha Bajrami.
Në gjendje të mir nuk janë edhe librat që janë në magazina si romane, poezi, prozë dhe lektyrat, të grumbullura në cepe të Pallatit të Kulturës. Përveç problemeve në Biblotekën e Tetovës mungojnë edhe punësimet si jurist, ekonomist e administrator edhe pse të njejtat çdo vitë kërkohen si punësim por institucionet përkatës nuk miratojn punësimet në këtë institucion.
VISAR SADIKI
