Maqedoni
Etika mediatike gjate zgjedhjeve, Bakiu: Gjatë garës, kalohen kufijt
21.01.2024 16:16
Partitë politike kanë rezervuar 8 majin për zgjedhjet parlamentare së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale...

Partitë politike kanë rezervuar 8 majin për zgjedhjet parlamentare së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Caktimi i datave ka mobilizuar partit politike të cilët para kohe i janë futur fushatës zgjedhore. Fyerjet, lajmet e rreme, akuzat e ndërsjella politike dhe mbjellja e frikës së panevojshme tek qytetarët mbeten teknikat kryesore të propagandës. Në garë nuk janë vetëm partit por edhe mediat, të cilët duke shpejtuar për të qenë të parët përcilljellin në plotkuptimin e fjalës gjithçka.
Qashif Bakiu, ligjërues i gazetarisë në UT thotë se gjithmon para zgjedhjeve partit politike, mediat tradicionale dhe ato online ndezin motorët fuqishëm, githë kjo për krijim opininin, shikueshmërie dhe klikimi. Kjo garë e mediave shpesh herë din të kaloj kufijt etik të transmetimit, vlerson ai, duke shtuar se jo vetëm në ballkanë por gjithandej qasja bashkëkohore nuk e sheh median si një segment edukativ por si transmetues.
“I pari është roli i medias në përcjelljen e informacionit sepse aktualisht qasja bashkëkohore nuk e sheh median si një segment edukativ. Media nuk edukon, ajo vetëm informon. Nga ana tjetër media nuk mund të përzgjedhj se çfar është e arsyeshme e çfar nuk është, duke u nisur nga fakti se vetë burimi ose vetë folësi në fushatat elektorale bashkëkohore mund të lëshoj qëllimisht edhe gafa, qëllimisht edhe elemente interesante për të krijuar një situate të caktuar tek opinioni. Mendoj se roli i medias duhet të jetë pastër vetëm si transmetues, si përcjellës. Në momentin që hym në elemente të tjera duke dashur të trajtojm një segment të caktuar atëherë mediat dmth e kalon rolin e vet. Deri në momentin kur informon dhe përcjell mendoj se është në rolin e duhur.”, tha Qashif Bakiu, profesor universitar.
A duhet ligj për portalet? Bakiu: Përgjegjësi për çdo veprimtari informative
Anketat flasin se 60 përqind e qytetarëve për tema politike më së shumti informohen përmes portaleve dhe rrjeteve sociale, dhe kjo për Bakiun është sfid më vete. Duke qenë se opinioni publik, i krijuar kryesisht nga mediat online dhe rrjetet sociale, praktikisht ka një perceptim të gabuar dhe të manipuluar të realitetit social dhe politik, Bakiu thotë se kjo çështje duhet të rregullohet me ligjë dhe gjithkush që bën veprimtari informative të ketë edhe përgjegjësi.
“Të dhënat e fundit, sidomos për shoqërinë tonë flasin se 60% e qytetarëtve informohen nga portalet dhe 40% të paktën këtë deklaroi Ministri për Shoqëri Informative dhe kjo duhet të jetë një sinjal për elitën politike se kjo çështje duhet rregulluar. Nëse kjo shoqëri informohet 60% nga portale dhe nga mendiat jo standarde, jo tradicionale atëherë detyrimisht do të thotë se në politikat shtetërore dhe në programet e ndryshme egzekutive duhet të lënë hapsirë edhe për portale. Por kjo duhet të shkoj në paket me përgjegjësin me faktin se gjithkush duhet të mbaj përgjegjësi për punën e tij që e bën që informimi të jetë i drejt dhe i paanshëm.”, tha Bakiu.
Bakiu paralajmeron se qytetarët do të shohin një fushat të nxet politike, duke marrë parasysh grupimet që po bëhen brenda froneteve kryesore politike. Sipas parashikimit të tij këtë proces zgjedhor do ta karakterizoj fushat e vrazhdë të cilën subjektet politike për të krijuar opinion, do e fokusojn si asnjëherë më parë në rrjetet sociale dhe portale.
SANIJE DURAKU
