Maqedoni

Lëvizja Anti-Bixhoz mirëpret ndryshimet ligjorë për lojërat e fatit

21.01.2024 16:44

Me projektligjin e ri për lojërat e fatit, objektet afariste për këto lojëra do të duhet të jenë më së paku 500 metra...

Me projektligjin e ri për lojërat e fatit, objektet afariste për këto lojëra do të duhet të jenë më së paku 500 metra larg nga shkollat fillore dhe të mesme. Parashihet të rritet vlera e pagesësë për marjen e licencës si dhe të kufizohet numri i vend pagesave  me një licencë  me qëllim që të pamundësohet hapja e pakufizuar e këtyre objektëve. 
 
Nga lëvizja Anti-Bixhoz i mirëpresin ndryshimet në këtë propozim ligj  duke thënë së me këtë po shënohet një progres në betejën e tyre ndaj kësaj dukurie. Shtojnë se edhe përskaj përparimit të arritur ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre që kazinotë dhe bastoret të jenë 3 kilometra larg vendbanive. 
 
“Ky propozim ligj i qeverisë  për lojërat e fatit, ku parashihet 500 metra distancë nga objektet arsimore si shkollat fillore dhe të mesme, për Lëvizjën Anti-Bixhoz është një hap me të cilën mendojmë se mund të ecim përpara, dhe është një hap që  duheshtë të niset. Por dëshirojmë që të kuptohemi shumë drejpërdrejtë se ky propozim ligj nuk plotëson kërkesat e lëvizjes pasi ne gjithmonë kemi potencuar kërkesën tonë e cila është 3 kilometra larg vendbanive nga shtëpia e fundit të vendbanimit.”, tha Xhemail Abdiu nga Lëvizja Anti-Bixhoz.
 
Lojërat e fatit, Pajaziti: Ndikojnë negativisht në shoqëri
 
Sipas profesorit universitar dhe sociologut Ali Pajaziti lojrat e fatit ndikojnë më së tëpërmi tek të rinjët ndërsa kanë pasoja si në aspekt social ashtu edhe ekonomik.
 
“Fenomenet e kazinove dhe bastoreve janë një element destruktiv për çdo shoqëri, sepse gërryejnë dheun nën këmbët tona, ata okupojnë ose pushtojnë pjesën më vitale të shoqërisë rininë, e cila përfshihet nga një mani apo patologji sociale siq është kjo ku ka pasoja dhe reprekusione në jetën tyre individuale por edhe në rrethin ku ata jetojnë, në përformancën në arsim në shkollat e mesme, në studime. Ka pasoja edhe të natyrës psikologjike gjegjësisht shkakton një tërbim të tyre të mbrendshëm emocional sepse  jetojnë gjithnjë me andrën dhe ilizuionin se një ditë do të përmirsohet gjendja e tyre ekonomike ndërsa humbin edhe centin apo lekun e fundit që e kanë në xhepin e tyre.”, tha profesori universitar Ali Pajaziti.
 
Hulumtimi i institutit Idea: Kompanitë nuk e paraqesin fitimin real 
 
Insituti "Idea" ka realizuar një hulumtin në lidhje me kompanitë që operojnë në këtë industri dhe hulumtimi i tyre ka rezultuar se profiti që paraqitet nga kompanitë në industrinë e lojërave të fatit është më i ulët  në krahasim me atë real. Vërehet edhe lidhshmëri e kredive të shpejta me bixhozin.
 
“Ajo që është interesante në këtë hulumtin marzha e profitit të këtyre kompanive në vendin tonë është relativisht e ulët dhe çuditirisht volitile. Në krahasim me vendet e tjera të botës ku marzha e profitit sillet nga 18 deri në 30%, në Maqedoninë e Veriut ëuditërisht marzha e fitimit sillet nga nga 8,3 % në vitin 2022 në 6,8% në vitin 2021. Kjo hap dilemën për mundësinë e një evazioni fiskal apo mosparaqitjen reale të fitimit të këtyre kompanive në mënëyrë që ti ikin tatimit dhe të mos paguajnë tatim.”, tha Ilir Osmani nga Insituti "Idea".
 
Por ndryhsimet ligjore nuk janë mirëpritur nga Asociacioni i organizatave të lojërave të fatit, të cilët javën e kaluar mbajtën edhe protestë para Kuvendit dhe paralajmëruan protesta të reja dhe bllokim të rrugëve në rast se të njejtat  miratohet. Ata arsyetohen se me ndryshimet e reja do të shuhet një degë biznesi legal ku 10,000 të punësuar do të mbeten në rrugë ndërsa ndërsa 280 milion euro më pak do të mblidhen në buxhetin shtetëror në nivel vjetor.
 
GAZMEND KURTISHI