Maqedoni
Një javë deri te Qeveria teknike, LSDM: Vendet e opozites do të mbeten bosh
21.01.2024 17:10
Javën në vijim do të kemi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski...

Javën në vijim do të kemi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit - Jovan Mitreski, koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së. Pas dorëheqjeve do ta informojnë presidentin Pendarovski për caktimin e mandatit të kryeministrit të ri Teknik në këtë rast Xhaferi, i cili do të ketë për obligim që projekt-përbërjen e qeverisë të ministrave, deputetëve dhe ministrave shtesë ta dërgojë në legjislativ për votim.
Edhe pse pritej që procedura për formimin e qeveris teknike të zhvillohet pa probleme, qëndrimi i palëkundur i VMRO-DPNMNE-së, se nuk do votoj qeveri teknike me Talat Xhaferin si kryeministër, ndrroi situatën, dhe tani edhe Kryeministri Kovaçevski njoftoi se nuk do t'i dërgojnë në Kuvend propozimet e ministrave pasues të VMRO-DPMNE-së. LSDM ka ripërsëritur qëdrimin nuk ka vota për ministrat DPMNE-së.
“Nëse deputetët e DPMNE-së nuk i votojnë propozimet e partisë së vet, as deputetët e LSDM-së, as deputetët e partive të tjera të shumicës nuk do t'i votojn. Në botë nuk ka përvojë dhe shembull që një parti politike të marrë pjesë në Qeveri dhe në të njëjtën kohë të mos e mbështesë atë Qeveri.”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
VMRO-DPMNE: Ministra po, votë për Qeverinë jo
Nga VMRO-DPMNE ripërsëritën se do propozojn ministra por nuk do votoj për Qverinë.
“LSDM-së i mbetet të vendos nëse do të respektoj apo shkel ligjin për qeverin tekinke apo do të futet në paregullsi zgjedhore. VMRO-DPMNE do të propozojë ministra dhe zv/ministra në përputhje me ligjin për qeveri teknike, por nuk do e votoj për Xhaferi si kryeministër. Ligji nuk njeh propozime për ministra me “vend të lirë”, Qeveria nuk votohet individualisht, por në tërësi.”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Qeveria Teknike formohet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat duhet të mbahen më 8 maj. Më parë, zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill. Mandati i kësaj Qeverie përfundon me zgjedhjen e Qeverisë së re.
SANIJE DURAKU
