Maqedoni

Ndihma e shpejtë mjeksore, gripi sezonal rrit numrin e thirrje për ndihmë

21.01.2024 17:33

Gripi sezonal përveç që i ka mbushur ambulatat dhe spitalet ka rritur edhe thirrjet drejt shërbimeve të ndihmës së shpejtë....

Gripi sezonal përveç që i ka mbushur ambulatat dhe spitalet ka rritur edhe thirrjet drejt shërbimeve të ndihmës së shpejtë. Në orët e natës për Këshilla lajmërohen prindër të fëmijëve me temperature të lartë dhe virus respirator. Mjekët marrin thirrje edhe nga të sëmurët kronik dhe të rriturit të cilët ankohen nga gripi me çratst shumë shpesh intervenojnë.
 
“Provojmë që përmes këshillave ti zgjidhim disa raste. Si të ballafaqohen me temeraturën dhe me çfardo lloji të gripit përmes dhënies së më shumë lëngjeve, masazheve në trup dhe freskimit. Specifik janë të sëmurët kronik, pacientët më të vjetër të cilët janë me rrezik të madh nga komplikimet që sjellin viruset. Në këto raste disa herë na është e nevojshme të intervenojmë.”, tha Marina Sotirovska nga ndihma e shpejtë mjeksore.
 
Brenda një javë, në vend janë të paraqitur mbi 1000 të sëmurë nga gipi sezonal tregon Raporti i Institutit të shëndetit publik. Kulmin e viruseve mjekët e presin në fund të muajit. Nga Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk shohin rrezik që viruset të përhapen më shumë me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI