Shëndet
10 arsye pse ju jeni gjithmonë të lodhur
31.03.2015 10:18
Disa gjëra që ju bëni (dhe nuk bëni) mund t’ju lodhin mendërisht dhe fizikisht. Me poshtë janë paraqitur 10 arsye qe sipas eksperteve ju bëjnë te ndiheni te lodhur...

1. Ju nuk bëni stërvitje kur jeni të lodhur
Te lini stërvitjen pa bere që të kurseni energji, në të vërtetë është e dëmshme. Bërja e stërvitjes rregullisht ndihmon ne shtimin e forcës dhe rezistencës, ndihmon ne funksionimin e sistemin tuaj kardiovaskular në mënyrë më efikase, dhe dërgon oksigjen dhe lende ushqyesve në indet tuaja.
2. Ju nuk pini ujë të mjaftueshëm
Dehidratimi shkakton ulje të vëllimit të gjakut, gjë që e bën gjakun tuaj të trashë. Kjo kërkon qe zemra të pompoje me më pak efikasitet, duke ulur shpejtësinë me të cilën oksigjeni dhe lendet ushqyesve arrijnë ne muskujt tuaj dhe organet.
3. Ju nuk jeni duke konsumuar hekur mjaftueshëm
Mungesa e hekurit ne trup mund t’ju beje te ndiheni të ngadaltë, nervoz, të dobët, dhe të paaftë për tu përqendruar.
4. Ju jeni një perfeksionist
Duke u përpjekur qe të jeni te përkryer – gjë e cila është e pamundur ju punoni me shumë, me forte dhe më gjatë se sa është e nevojshme, thotë Irene S. Levine, PhD, profesoreshe e psikiatrisë në Shkollën e New York University of Medicine. "Ju vendosni qëllime që janë aq joreale dhe të vështirë ose te pamundura për tu arritur, dhe në fund, ngeleni te pakënaqur."
5. Ju anashkaloni mëngjesin
Ushqimi që ju hani është si “karburant” për trupin tuaj, dhe kur flini, trupi juaj vazhdon te përdore atë ushqim që ju keni konsumuar në darkë një natë më parë ne mënyrë qe gjaku te pompoje dhe oksigjeni te rrjedhe. Pra, kur ju zgjoheni, ju duhet të furnizoheni serish duke ngrënë mëngjesin.
6. Ju jetoni me “ushqime te këqija“
Ushqime të ngarkuara me sheqer dhe karbohidrate te thjeshta kane përqindje të lartë në 'indeksin glycemic' (GI), një tregues se sa shpejt karbohidratet rrisin sheqerin në gjak.
7. Ju e keni te vështirë te thoni 'jo'
Njerëzit qe mundohen ti kënaqin te tere shpesh here e vuajnë në kurriz të energjisë dhe lumturisë se tyre. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, kjo mund t’ju bëjë të inatosur dhe te zemëruar me kalimin e kohës.
8. Ju punoni gjate pushimeve
Duke kontrolluar posten tuaj elektronike, kur ne fakt duhet të jeni duke u relaksuar ne pishinë ju vë në rrezik të një “kolapsi mendor" nga puna e tepërt dhe stresi. Largoni veten nga çdo gjë qe ju lidh me punën dhe lejoni mendjen dhe trupin te pushojnë dhe te rigjenerohen për momentin qe do te ktheheni ne zyre.
9. Ju pini një gotë verë (ose dy) përpara se të shtriheni
Alkooli fillimisht dobëson sistemin nervor qendror, duke prodhuar një efekt qetësues, thotë Allen Towfigh, MD, drejtor mjekësor i Neurologjisë ne New York, PC, në New York City. "Por kjo në fund të fundit saboton sistemin e gjumit." Alkooli krijon një rritje të papritur në sistemin e adrenalin, thotë ai.
10. Ju vareni te kafeina për te shtyre ditën
Duke filluar mëngjesin tuaj me një filxhan kafe nuk është problem në fakt, studimet tregojnë se është diçka pozitive, por duke përdorur kafeinë ne mënyrë të tepruar mund të prishni seriozisht
ciklin tuaj te gjumit.
