Maqedoni

Filloi gjysmëvjetori i dytë, nxënësit iu rikthyen bankave shkollore

22.01.2024 09:24

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë kthyer në shkollë...

Pas pushimit tri javor dimëror, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme u kthyen në shkollë për të vazhduar mësimin nga gjysmëvjetori dytë i vitit 2023/2024.
 
Ata do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi këtë vit shkollor. E re është gjithashtu që nxënësit në shkollat fillore do të mësojnë deri më 17 qershor, për të përmbushur numrin e caktuar të ditëve të punës (180) sipas kalendarit për organizimin e mësimit. Për nxënësit e shkollave të mesme, viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në vend të 17 qershorit. MASh ka ndryshuar vendimin fillestar me kërkesë të Lidhjes së Shkollave të Mesme, për shkak të përgatitjeve për regjistrim në arsimin e lartë.