Maqedoni
Shkupi pa transport publik, punonjësit e NQP-së në grevë
22.01.2024 11:33
Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” në mëngjes me fillim nga ora nëntë u tërhoqën në Autokomandë dhe në Gjorçe Petrov...

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” në mëngjes me fillim nga ora nëntë u tërhoqën në Autokomandë dhe në Gjorçe Petrov, ndërsa shoferët qëndruan para kazermave të Qytetit të Shkupit. Aty po presin rezultatin e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën do të diskutohet dhe do të vendoset për pagesën e subvencioneve për NQP për muajin dhjetor në shumën prej 11 milionë euro.
“Do të provojmë të ushtrojmë presion mbi këshilltarët që përfundimisht për herë të katërt ta miratojnë vendimin për subvencionimin e Ndërmarrjes së Transportit Publik me çka do të na lehtësohet veprimi në vitin 2024.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së NQP-së, Miço Jovanovski.
“Presim që të vendosin pozitivisht, në të kundërtën, ne mjaft kemi pritur, do të vazhdojmë të mos lëvizim autobusët.”, - theksoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Vozitësve, Afrim Muça.
