Botë
Lufta në Gaza, Borrell: Zgjidhja e vetme është me dy shtete
22.01.2024 11:55
Situata humanitare në Rripin e Gazës, aktualisht i rrethuar nga Izraeli...

Situata humanitare në Rripin e Gazës, aktualisht i rrethuar nga Izraeli, që zhvillon një luftë kundër grupit islamik palestinez Hamas, nuk mund të jetë më keq se kaq, tha sot shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Që tani e tutje nuk do të flas për një proces paqeje, por një proces për një zgjidhje me dy shtete.”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.
Izraeli nuk mund të ndërtojë paqen vetëm me mjete ushtarake, theksoi gjithashtu Borrell, duke këmbëngulur në zgjidhjen me dy shtete.
