Primera: Katër ndeshje 22 gola

22.01.2024 13:11

Plotë 22 gola, Girona sërish fantastike, si dhe një dramë në Madrid e Sevilla kanë përkrshkruar javën e 21-të, të La Liga....

Plotë 22 gola, Girona sërish fantastike, si dhe një dramë në Madrid e Sevilla kanë përkrshkruar javën e 21-të, të La Liga. Artem Dovbyk ka shënuar “hat-trick” të shpejtë për ta udhëhequr Gironan drejt fitores së thellë ndaj Sevillas. Të dielën mbrëma Girona fitoi me rezultatin 5:1. Me fitore Girona është kthyer në pozitën e parë në La Liga. 
 
Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Real Betisit. Më meritori për fitoren 4:2 ishte Ferran Torres që shënoi “hat-trick”. Madrilenët të dielën mbrëma fituan 3:2 në shtëpi ndaj Almerias.
 
Fitoren e madhe Real Madridi e arriti me përmbysje të rezultatit. Pas xhiros së 21-të udhëheq me 52 pikë, një më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Barcelona është e treta me 44 pikë dhe po ashtu ka një ndeshje më pak.Sevilla i ka 16 pikë në pozitën e 17-të.