Ekonomi
Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës
22.01.2024 13:31
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,36 % në raport me vendimin e datës 15.01.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 1,50 denarë për litër, derisa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri rritet për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,209 denarë për kilogram.
Nga data 23.01.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 78,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 80,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 75,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 74,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,732 (denarë/kilogram)
