Liverpool forcon pozitën e parë në tabelë
22.01.2024 13:38
Liverpool ka forcuar pozitën e parë në Premier League të dielën kur ka realizuar fitoren e pestë radhazi në të gjitha garat....
Liverpool ka forcuar pozitën e parë në Premier League të dielën kur ka realizuar fitoren e pestë radhazi në të gjitha garat. Në kuadër të javës së njëzet e një në Premier League Liverpool ka triufuar ndaj Bournemouth me rezultatin 0:4.
Pas kësaj ndeshje Liverpooli ka dyzet e tetë pikë, pesë më shumë se Manchester City, Arsenal dhe Aston Villa. Bournemouth gjendet në mesin e tabelës larg zonës së rënies po shumë larg vendeve evropianen, në pozitën e dymbëdhjetë me njëzet e pesë pikë.
