“Euro 2024 – Hendboll”, Danimarka kombëtarja më efikase në evropian
22.01.2024 13:42
Danimarka ka vazhduar me paraqitjet e mira në këtë evropian....

Danimarka ka vazhduar me paraqitjet e mira në këtë evropian. Kampionët aktual botëror, gjat evropianit “Gjermania 2024”, në gjashtë ndeshje ka shënuar po aq fitore. Dominim e tyre danezët e vërtetojnë edhe me efikasitetin e tyre. Këta në gjashtë ndeshje ia dolën të shënojnë 196 gola nga gjithsej 267 goditje drejt portës kundërshtare. Ndryshe nga danezët më shum goditje drejt portës kundërshtare në gjashtë ndeshje kanë holandezët, që kanë 287 sosh me 191 gola të shënuar. E kur jemi tek golat dhe efikasiteti hendbollisti danez Hans Lindberg, në ndeshjen e fundit të kombëtares së tij ia doli të shënojë shtatë gola dhe të gjithë nga penaltia. Lindberg është i pari në këtë evropian që në një ndeshje shënon shtatë gola dhe asnjë nga loja.
Suedia – Portugalia ndeshja me më shumë gola
Kombëtarja suedeze e hendbollit pë meshkuj edhe një herë ka dëshmuar forcën e saj dhe ka deklasuar Portugalinë me 40:33 dhe falë fitores së Danimarkës ndaj Norvegjisë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e këti evropiani. Pikërisht ishte kjo edhe ndeshja me më shum gola të shënuar në këtë evropian. Hendbollistët e të dyja përfaqësueseve ia dolën së bashku të shënojnë 77 gola. Në këtë evropian kemi edhe tri ndeshje të tjera në të cilat janë shënuar 70 apo më shum gola.
Gottfridsson me golin më të bukur në evropian
Në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit të dytë, përfaqësuesja e Suedisë, në Hamburg e mundi Portugalinë. Veprimi i kësaj përballje apo I tërë evropianit na vjen nga Jim Gottfridsson. Hendbollisti i Flensburgut ose më I miri I dy evropianëve të fundit “Euro 2018” dhe “Euro 2022”, kishte lëvizjen më të mirë dhe në kohë të njëjtë shënoi golin më atraktiv të këtij evropiani. Megjithatë ky është edhe një nga golat më të bukur që kemi parë kohëve të fundit.
