Maqedoni
4-vjeçarja me gangrenë është në gjendje stabile shëndetësore, 3 fëmijët tjerë vendosen në familje përkujdesëse
22.01.2024 15:46
Gjendja shëndetësore e 4-vjeçares që u hospitalizua dhe u diagnostifikua me gangrenë në duar...

Gjendja shëndetësore e 4-vjeçares që u hospitalizua dhe u diagnostifikua me gangrenë në duar, këmbë dhe dëmtime në trup është duke u përmirësuar. Këtë e bëjnë të ditur nga Klinika e Fëmijëve, nga ku thonë se plagët e saj janë përpunuar në mënyrë kirurgjike dhe i është përshkruar terapi me antibiotikë. Por, pas hospitalizimit të saj, nëna e vajzës do të duhet të përforcojë aftësitë e saj prindërore.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, sipas së cilës sapo të përmirësohet gjendja e vajzës, ekipi i ekspertëve nga Qendra për Çështje Sociale do të punojë me nënën për të forcuar kapacitetet në fushën e prindërimit dhe edukimit.
“Sapo Qendra të konstatojë se nëna ka aftësinë për t'u kujdesur për fëmijët, ata do t'i kthehen asaj, ndërsa deri atëherë për ata do të përkujdeset një familje kujdestare, ku do t’i kenë të gjitha kushtet për një fëmijëri normale që do t'u sigurohen tre fëmijëve të mitur.”, - deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Trençevska nuk përjashtoi mundësinë që pas vërtetimit të fakteve shtesë ndërmerren masa plotësuese nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe të konstatohet se a do t’i merret e drejta e prindërimit nënës.
“Nëse Qendra për Punë Sociale konstaton se nuk ka kushte që më tej prindërit të kujdesen për këta fëmijë, ata do t’u merren dhe do të vendosen tek familjet përkujdesëse.”, - theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Trençevska më tej shtoi se edhe Prokuroria është duke punuar dhe sapo të përfundojë hetimi i njëjti do t’i dorëzohet MPPS-së në mënyrë që të ndërmerren veprime konkrete.
FLUTURA LATIFI
