Maqedoni
Korniza evropiane për rritjen e Ballkanit Perëndimor, liderët rajonal me plane për marrjen e mjeteve
22.01.2024 16:26
Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan në Shkup për hapat konkretë...

Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan në Shkup për hapat konkretë, që duhet t’i ndërmarrin në mënyrë që t’i fitojnë mjetet që i parasheh Plani për Rritjen e Ballkanit Perëndimor. Për nikoqirin e samitit, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ky plan është mjaft serioz dhe dëshmon plan konkret të Brukselit për integrim efikas të rajonit.
“Plani për Zhvillim deri më tani është vërtetim më serioz politik i BE-së se ato kanë plan konkret për integrim efikas të Ballkanit Perëndimor. Me realizimin e tij që varet edhe nga BE-ja, por para së gjithash nga ne, pra vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet që dyfishojnë Bruto Prodhim Vendor për kokë banori, nga një mesatare prej gjashtë mijë euro në mesatare prej 12 mijë euro në dhjetë vitet e ardhshme.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ky plan është një mundësi e re për rajonin, por gjithsesi sipas tij, vendet aspirante duhet që në muajt në vijim të definojnë plan se si do të duket rajoni deri në fund të vitit 2030. Përfituese kjo kornizë financiare e BE-së është edhe për Kosovën, tha kryeministri kosovar, Albin Kurti.
“Është një ndryshim i rëndësishëm dhe është një mundësi e mirë që nuk duhet ta humbim, prandaj është vendimtare që të arrijmë sukses në gjashtë shtetet e Ballkanit, është vendimtare që ne të vendosim popullin tonë të parin e të lëmë historinë dhe politikën në rastet e ardhshme, sepse nëse arrijmë të bëjmë gjërat e duhura deri në fund të këtij muaji, kjo definon se si do të duket shteti ynë në dekadën e ardhshme.”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë financiare. Sasia e mjeteve që merren, varet nga punët e mira që i bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që tregojmë.”, - u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, duke folur për rëndësinë e konferencës tha se është aty për të folur vetëm për çështje ekonomike.
“Kemi biseduar për dy çështje të rëndësishme, e para është tregu i përbashkët evropian, për pjesëmarrjen tonë në tregun evropian dhe ajo që për ne është e rëndësishme, linja e gjelbër, që të mund të kalojnë lirshëm përmes kufijve të vendeve të BE-së, që t’i ulim harxhimet e tyre operative.”, - deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Dy përfaqësuesit e BE-së dhe ShBA-së sqaruan peshën e planit financiar për Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar ndryshe nga inciativat tjera. Kërkuan angazhim më të madh të liderëve për të ecur para.
“Plani i rritjes që është potencialisht një ndryshues i lojës për regjionin, mund të rrisë ekonominë tuaj dyfish në dekadën e ardhshme dhe është shumë motivuese të shohësh se si rajoni ka mirëpritur këtë koncept dhe është duke punuar shumë në reformat që do të ndihmojnë deri në arritjen e kësaj rritjeje.”, - theksoi drejtori i përgjithshëm për Fqinjës dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Kopman.
“Në këtë program askush nuk mund të vendos veto. Secili shtet është përgjegjës për reformat e veta dhe në çështjet për fqinjët. Vendet që do ta pranojnë këtë iniciativë do t’i fitojnë beneficionet shpejt dhe nuk do të presin zgjidhjen e ndonjë kontesti dypalësh.”, - u shpreh ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O’Brajan.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
