Maqedoni
Reforma në administratë, Aliu rrit bashkëpunimin me universitetet
22.01.2024 16:48
Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës do të bashkëpunojë me shtatë universitete shtetërore...

Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës do të bashkëpunojë me shtatë universitete shtetërore në vend në fushat e administratës publike, teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe medias. Për këtë qëllim, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me rektorët, përkatësisht përfaqësuesit e 7 universiteteve në vend. Sipas ministrit Aliu, studentët dhe mësimdhënësit tanë universitarë tani do të kenë mundësinë për t’u përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh bashkëpunuese mes mësimdhënësve dhe punonjësve të MShIA-së në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive.
“Pra, sot nënshkroi memorandum për bashkëpunim ministria jonë me universitetet në shtet. Ideja e bashkëpunimit është që bashkë me universitetet të krijojmë një infrastrukturë të plotë në aspektin e IKT-së, Administratës publike dhe mediumeve. Pra, siç e dini, ne tanimë kemi ligjet që do t’u bëhet ndryshimi në aspektin ligjor në shtet në administratën publike, në informatikë dhe në mediumet, por në fazën e implementimit të këtyre ligjeve do të na duhet detyrimisht të kemi një bashkëpunim të ngushtë me universitetet, si në aspekt të krijimit të aktiviteteve të përbashkëta, ashtu edhe në aspekt të implementimit të ligjeve.”, - deklaroi ministri i MShIA-së, Azir Aliu.
Ministri Aliu po ashtu theksoi se institucionet në vend duhet të veprojnë bashkërisht që studentët, të rinjtë, por edhe fuqinë e përgjithshme të punës ta mbajmë në vend dhe prandaj rritja e pagave si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat duhet të vazhdojë, nëse duam, që fuqinë punëtore dhe të rinjtë t’i mbajmë në këtu.
“Ne prandaj në mënyrë intensive, edhe atë sa më shpejtë që të sillet ligji për pagat, ku njëherë e përgjithmonë do të kemi një model matematikor, ku saktë do të dihet se cili pozicion sipas përvojës së punës duhet të paguhet. Deri në sjelljen e ligjit, këto zgjidhje do të jenë parciale dhe vetëm në nivel të institucioneve. Ndryshime në ligj do të ketë edhe në vitin 2025, atëherë do të duhet të hynë në fuqi edhe marrëveshja kolektive.”, - theksoi ministri i MShIA-së, Azir Aliu.
Kur jemi tek fuqia punëtore, vlen të theksohet se vetëm vitin e kaluar afër 12 mijë punëtorë e lanë lëshuar vendin, ku më të theksuara kanë qenë sfera e ndërtimtarisë, por hiq më mirë nuk kanë kaluar as sferat e hotelerisë, mjekësisë.
FITIM KRYEZIU
