Botë
Të paktën 21 të vdekur në aksidentin me autobus në Peru
31.03.2015 10:55
Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 38 kanë marrë lëndime më të rënda...

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 38 kanë marrë lëndime më të rënda, kur në juglindje të Perusë, në rajonin malor të Andeve, një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, lajmëruan sot mediat lokale.
Aksidenti ka ndodhur dje në provincën Ajakuço, transmetuan mediat amerikane.
Sipas policit Odfiles Bravo, autobusi ka rënë në humnerën e thellë 1.000 metra.
Ai deklaroi se ende nuk dihet arsyeja për aksidentin dhe se autobusi dukej si "masë e metalit të shtypur".
Ky është aksidenti i dytë i trafikut në Peru në javën e fundit, transmeton Tanjug. Në pëplasjen e tre autobusëve dhe një kamioni që të hënën e kaluar ndodhi në autostradën kryesore bregdetare e humbën jetën 38 persona, ndërsa u plagosën 84.
