Maqedoni

Parashikimi i motit

23.01.2024 09:01

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta....

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.  Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.  Pasdite do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -18 deri në -4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga -3 deri në 7°C.
 
Në Shkup moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Pasdite do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3°C. 
 
Edhe nesër moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative. Të enjten do të ketë reshje lokale me intensitet të dobët, ndërsa temperaturat në ditët në vijim do të jenë në rritje graduale.