Maqedoni

Rruga Veles - Gradsko është e mbyllur për qarkullim nga ora 9:00 deri në 16:00

23.01.2024 10:13

Për shkak të vendosjes së rrjetës mbrojtëse në rrugën regjionale R1102, sot për të dytën ditë nga ora 9:00 deri në 16:00...

Për shkak të vendosjes së rrjetës mbrojtëse në rrugën regjionale R1102, sot për të dytën ditë nga ora 9:00 deri në 16:00, pjesa Veles - Gradsko do të jetë e mbyllur për qarkullim, njofton LAMM.
 
Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende në rrugë të lagështa. ntensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2024.
 
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.