Maqedoni
QMK: Një person me djegie gjatë zjarrit, 1 763 thirrje në 112 për 24 orë
23.01.2024 10:33
Zjarrfikësit nga Berova mbrëmë nga ora 22:55 deri në 00:30 me dy automjete dhe katër zjarrfikës

Zjarrfikësit nga Berova mbrëmë nga ora 22:55 deri në 00:30 me dy automjete dhe katër zjarrfikës kanë intervenuar në një shtëpi të djegur në qytet. Nga zjarri një person ka pësuar lëndime – djegie, i cili është dërguar në Qendrën Shëndetësore Berovë, kumtuan sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
"Të dëgjohen rekomandimet e zjarrfikësve, të mos digjen mbeturinat jashtë, sepse ul cilësinë e ajrit në ambient. Njëkohësisht apelojmë për vigjilencë gjatë shëtitjeve në natyrë në vendet më të larta dhe malet në vendin tonë, sepse në kushte të tilla dimërore, me borë dhe akull, është e rrëshqitshme sidomos në vendet nën hije", thuhet në njoftim.
Në numrin e vetëm të emergjencës 112 në 24 orë janë bërë gjithsej 1763 thirrje, prej të cilave 40,22% kanë qenë thirrje “reale”, dhe 59,78% për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk kanë qenë urgjente. 62,59% e thirrjeve faktike janë bërë në polici, 32,01% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 2,52% në zjarrfikës dhe 0,36% në LAMM.
