Botë
Rripi i Gazës, vriten 21 ushtarë izraelit
23.01.2024 11:13
Ka qenë një ditë tragjike për ushtrinë izraelite, e hëna e 22 janarit...

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se 21 ushtarë të saj janë vrarë në Rripin e Gazës, duke e konsideruar këtë si sulmin më vdekjeprurës ndaj forcave të saj në luftën tremujore kundër Hamasit.
Rezervistët kanë qenë duke përgatitur mjete shpërthyese për t’i shkatërruar dy ndërtesa në qendër të Gazës, të hënën, kur një militant ka lëshuar granatë në tankun e afërt, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari. Shpërthimi i ka aktivizuar mjetet shpërthyese, duke rezultuar me rrëzim të ndërtesave teksa ushtarët kanë qenë brenda. Numri i madh i të vdekurve mund të shënojë momentum të ri në thirrjet për Izraelin që të pauzojë ofensivën apo edhe t’i japë fund asaj. Numri i madh i të vdekurve në anën e ushtrisë, ka rritur presionin ndaj Qeverisë izraelite që t’u japë fund luftimeve.
Kryeministri izraelit, Benjamin Nentanjahu, është zotuar se do të çojë përpara ofensivën derisa Izraeli të shkatërrojë Hamasin dhe të lirohen 100 pengjet që po mbahen në Gazë. Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se gjatë 24 orëve të fundit, tre shtetas të vendit, një nënë me dy fëmijë të cilët më parë me dëshirën e tyre kanë qëndruar në Gazë, janë evakuuar me kërkesë të tyre dhe me këtë rrumbullakohet numri i qytetarëve të cilët kanë kontaktuar përfaqësitë diplomatike-konsullore në Kajro dhe Tel Aviv për t’u ofruar atyre ndihmë gjatë evakuimit.
