Ekonomi

Qeveria vazhdon çmimet e kufizuara deri më 29 shkurt

23.01.2024 11:44

Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të vazhdojë deri më 29 shkurt kufizimin e çmimit të produkteve bazë....

Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të vazhdojë deri më 29 shkurt kufizimin e çmimit të produkteve bazë.

Siç informuan nga Qeveria: “Me ndryshimet e miratuara të vendimit ekzistues, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, vazhdohet kufizimi i çmimeve deri më 29 shkurt 2024, në vend se deri më 31 janar 2024, për disa lloje të caktuara të produkteve ushqimore dhe atë: orizi, mielli, buka dhe produkte të tjera të bukës, biskotat, brumërat, mishi dhe prodhimet e mishit, qumështi, vezët, djathi, kaçkavalli dhe prodhime të tjera të qumështit.”, thonë nga Qeveria. 
 
Po ashtu bëhet e ditur se Qeveria solli edhe vendim për ndryshim të vendimit për caktim të çmimeve më të larta të prodhimeve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë. 
 
“Me ndryshimet e vendimit ekzistues, gjithashtu me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, vazhdohet deri më 29 shkurt, nga kufizimi paraprak i konstatuar i çmimeve deri më 31 janar, për: ujin mineral të pagazuar dhe të gazuar dhe pijet e pagazuara dhe të gazuara (lëngjet), në paketime të caktuara dhe birrës së lehtë.”, bëjnë të ditur nga Qeveria.