Botë
Prishtinë, Serbia e njeh për “fqinje” Kosovën
31.03.2015 12:01
Serbia ka deklaruar raporte fqinjësore me Kosovën...

Ky fakt është “stampuar” në dokumentin e ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Transportit të vendeve të rajonit, i dalë pas konferencës “Western Balkan 6”, që është organizuar javën e shkuar në Prishtinë.
Në preambulën gjashtëpikëshe të deklaratës së përbashkët të miratuar nga ministrat e Kosovës dhe Serbisë, krahas atyre të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Bosnjë-Hercegovinës afirmohet përkushtimi për “lidhjen, raportet e mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe integrimet evropiane”- shkruan “Koha Ditore”.
“Fqinji”, sipas fjalorit të shqipes, ka edhe kuptimin e shtetit që ka kufi të përbashkët.
