Botë
Në SPAK-Tiranë, Berisha u paraqit për t’u përballur me drejtësinë
23.01.2024 14:58
Në dyert e SPAK-ut, për herë të parë në karrierën e tij politike, Sali Berisha...

Në dyert e SPAK-ut, për herë të parë në karrierën e tij politike, Sali Berisha u paraqit për t’u përballur me drejtësinë. Ish-kryeministri ishte thirrur për të dhënë llogari për akuzat që SPAK-u ka ngritur ndaj tij, për korrupsion në aferën “Partizani”.
I tensionuar, ai akuzoi ashpër prokurorët që po e hetojnë, Arben Kraja dhe Enekeleda Minollai
“Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do të merrni të gjithë ndëshkimin e merituar. I pyeta se cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën? Se kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Unë gjeta aty një atmosferë mortore.”, - deklaroi ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Prokurorët e kërkuan për ta marrë në pyetje mbi hetimet e nisura në të cilat i akuzuar është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet se përfitoi 5,4 milionë euro nga ndërtimi i 19 kullave në territorin e ish-kompleksit sportiv, të cilin e privatizoi me ndihmën e Berishës, asokohe kryeministër.
LULJETA NDOKA
