“EURO 2024 – Hendboll”, Portugalia dhe Sllovenia për eliminatoret Olimpike
23.01.2024 15:03
Hendbollistët e Danimarkës dhe Suedisë, që në xhiron e kaluar siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e këtij evropiani që po zhvillohet në Gjermani. ..
Hendbollistët e Danimarkës dhe Suedisë, që në xhiron e kaluar siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e këtij evropiani që po zhvillohet në Gjermani. Sot do të mësojmë se cila kombëtare do të zë vendin e tretë në grup dhe do të luajë për vendin e pestë të renditjes së përgjithshme të evropian. Kjo pozitë siguron kualifikimet për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Portugalia është shumë më afër këti caku se sa Sllovenia, pasi përballet me Holandën (15.30, TVM2), ndërsa "janezët", përballë do kenë kampionët aktual botëror. Danimarka asnjëher nuk bëjnë kalkulime në rezultat. Megjithatë as kjo garë nuk do të thotë se rivalëve për pozitën e pestë mund tju sjellë ndonjë benefit, pasi duhet të priten edhe rezultatet e ndeshjeve të nesër dhe të mësojmë se cila kombëtare do luajë në gjysmëfinale. Nëse ajo do ishte Gjermania nga Grupi 1, duke pasur parasysh se Danimarka ( kampion bote), Suedia ( kampion evropian) dhe Franca (orgaizator), atëherë gjermanët do të luajnë në kualifikime.
Fitoren e kombëtares gjermane e dëshiron Kroacia, e cila për shkak të renditjes së mirë në botëror, do të merte të drejtën që përmes eliminatoreve të shkojë në Paris. Ka shumë matematika, por nesër do mësohen shumë gjëra pasi të përfundojnë ndeshjet e grupit 1, por edhe kur të përfundojë Kupa e Afrikës.
Grupi 2 – ndeshjet e xhiros së fundit
- Holanda (15:30 TVM) Portugalia
- Sllovenia ( 18:00) Danimarka
- Norvegjia ( 20:30 TVM) Suedia