“EURO 2024 – Hendboll”, Dyshja e parë ½ finale Franca - Suedia

23.01.2024 15:04

Para zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së fundit Franca e ka siguruar pozitën e parë në po të njëjtin grup...

Para zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së fundit Franca e ka siguruar pozitën e parë në po të njëjtin grup, ashtu që në gjysmëfinale do të përballet me Suedinë.  Nga grupi i dytë në gjysmëfinale përpos suedezëve, do të luajnë edhe danezët.  Për vendin e dytë po garojnë nikoqiri Gjermania, Austria dhe Hungaria.  
 
Gjermania është shumë më pranë kualifikimit në ½ finalen e këtij evropiani, pasi në Koeln me35-28 (18-17) e mundi Hungarinë. Gjermanët për momentin kanë 5 pikë, ndërsa Hungaria dhe Austria kanë nga 4 pikë. Në xhiron e fundit Gjermania përballet me Kroacinë, ndërsa hungarezët përballen me Francën, përderisa Austria do të masë forcat me Islandën. 
 
Në xhiron e tretë Franca me 33-28 (15-16) e mundi Austrinë. Për kombëtaren austriake ishte kjo humbja e parë në këtë evropian dhe ende ka gjasë për të shkuar në gjysmëfinale. Renditjen e grupit të parë e kryeson Franca me 8 pikë. 
 
Gjermania ka pesë, ndërsa nga  4 pikë kanë  Hungaria dhe Austria. Islanda ka 2 pikë, ndërsa Kroacia e fundit në renditje ka vetëm 1 pikë.
 
GRUPI I (Koeln) 
  • Kroacia - Islanda     30-35 (18-16)
  • Franca - Austria  33-28 (15-16)
  • Gjermania - Hungaria   35-28 (18-17)
 
Renditja:
  • 1. Franca  4  4  0  0  139-122  8
  • 2. Gjermania   4  2  1  1  113-107  5
  • 3. Hungaria   4  2  0  2  119-116  4
  • 4. Austria   4  1  2  1  108-112  4
  • 5. Islanda     4  1  0  3  116-128  2
  • 6. Kroacia   4  0  1  3  116-126  1