Maqedoni

Përfundon ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në Shkup

31.03.2015 12:03

Prej nesër shfuqizohet ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rajonin e qytetit të Shkupit...

Prej nesër shfuqizohet ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rajonin e qytetit të Shkupit, gjegjësisht e atyre automjeteve masa më e madhe e lejuar e së cilave kalon 15 ton, njoftuan nga qyteti i Shkupit.
 
Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" si kryerës i punëve, me urdhër nga qyteti i Shkupit, gjatë ditës së sotme i largon shenjat e komunikacionit të cilat u vendosën për kufizim të përkohshme dhe riorientim të komunikacionit transportues, gjegjësisht (sinjalizimi i përkohshëm i komunikacionit) me qëllim të zhvillimit të sigurte dhe pa pengesa të komunikacionit nëpër rrjetin rrugor të qytetit të Shkupit./mia