Xhemail Ibishi transferohet tek Shkupi
23.01.2024 15:08
Skuadra e Shkupit ka transferuar sulmuesin, Xhemail Ibishi....

Skuadra e Shkupit ka transferuar sulmuesin, Xhemail Ibishi. Kështu tani më ish sulmuesi i skuadrës së Tikveshit, në sezonin pranveror do të veshë fanellën e “pëllumbave” nga Çairi. Xhemaili ka lënë skuadrën nga Kavadari, me të cilin ekip në 18 ndeshje të sezonit vkesjtor shënoi tre gola, duke shtuar dhe tre asistime.
Ai në qershor të vitit të kaluar nga kroatët e Orient, u kthye në kampionatin vendor dhe u bë pjesë e skuadrës së Tikveshit. Jo zyrtarisht Ibishi me Shkupin, ka një kontratë e cila do jetë në fuqi deri në qershor të vitit 2025.
