NBA: Embiid shënoi 70 pikë

23.01.2024 15:12

Një natë të paharueshme në NBA kishte Joel Embiid, i cili në fitoren e Philadelphia 76ers ndaj San Antonio Spurs...

Një natë të paharueshme në NBA kishte Joel Embiid, i cili në fitoren e Philadelphia 76ers ndaj San Antonio Spurs me 133-123, ia doli të shënojë 70 pikë. Ky është rekordi personal i yllit të NBA-së si dhe rekordi i pikëve të realizuara nga një lojtar në një ndeshje këtë sezon. Para Embiid, vetëm shtatë basketbollist kanë 70 e më shum kosha në ndeshjet e NBA-së. Për skuadrën e Philadelphia-s, ishte kjo fitorja e gjashtë me radhë, ndërsa për San Antonio ishte kjo humbja e 35 në këtë sezonë dhe mbajnë pozitën e fundit në Konferencën e Perëndimit. Ritmin e tyre ndjek edhe Milwaukee, që mundi 122-113 Detroit jashtë fushe.
 
Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 31 pikë, 17 rebound e 10 asist për Bucks,më i miri në fushë. Charlotte Hornets  në Minneapolis me 128-125, e mundi Minnesota Timberëolves të cilëve nuk ju bënë punë as 62 pikët e Karl-Anthony Towns.  Në përgjithësi, ishte hera e katërt kur në një natë në NBA dy basketbollistë realizuan të paktën nga 60 pikë. Hera e fundit kur kjo u arrit ishte më 1978, kur David Thomson realizoi 73 pikë për Denverin e George Gervini 63 për San Antonion. Skuadra kryesuese e NBA-së, Boston Celtics me  119-110 e mundën Dallas Maverickse, ndërsa Jayson Tatum  me 39 pikë, shënoi rekord personal.
 
NBA-Rezultatet e sotme
  • Detroit – Milwaukee, 113-122
  • Orlando – Cleveland, 99-126
  • Philadelphia – San Antonio, 133-123
  • Toronto – Memphis, 100-108
  • Minnesota – Charlotte, 125-128
  • Dallas – Boston, 110-119
  • Phoenix – Chicago, 115-113
  • Sacramento – Atlanta, 122-107