Me miratimin e subvencioneve, transporti publik i kthehet normalitetit

23.01.2024 15:14

Pas ndërprerjes së grevës nga ana e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik...

Pas ndërprerjes së grevës nga ana e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, Shkupit iu rikthye normalizimi me transportin publik.

Këshilli i qytetit të Shkupit gjatë disa seancave më radhë nuk kishte votuar subvencionet e NQP-së për vitin 2024, me çka detyroi të punësuarit e kësaj ndërmarrjeje që revoltën e tyre ta shprehin nëpërmjet grevës dhe ndërprerjes së funksionimit të transportit publik në të gjithë Shkupin.

Mbrëmjen e djeshme këshilli i qytetit të Shkupit miratoi subvencionimin e NQP-së për vitin 2024 në vlerë prej 11 milion euro, ku përveç harxhimeve tjera përfshihen edhe pagat e punonjësve të NQP-së.