Interi fiton superkupën, Inzaghi me rekord, i mungojnë trofetë e mëdhenj
23.01.2024 15:23
Inter ka fituar trofeun e parë për këtë vit duke triumfuar për të tretën herë radhazi në Superkupën e Italisë....

Në stadiumin Al-Awwal Park të Riadit, Interi me 1:0 e mundi Napolin dhe fitoi Superkupën e Italisë. Lautaro Martinez, me goditjen e tij, siguroi për zikaltërit Superkupën e Italisë për të tretën herë radhazi, duke u barazuar me rivalin lokal Milanin (1992-94). Simone Inzaghi bën histori me fitoren e tij të shtatë në këtë trofe, e pesta si trajner.
Pasi ka kaluar Lippin dhe Capello (4), trajneri zikaltër është në historinë e futbollit italian dhe bëhet më i suksesshmi ndonjëherë në këtë turne. Me Inzaghi në krye, Inter barazohet me rivalin lokal Milanin. Po ashtu edhe “kuqezinjtë” e kanë fituar 7 herë këtë trofe, ishin gjithashtu ekipi i vetëm që e kishin fituar tre herë radhazi. Vetëm Juventusi e ka fituar më shumë se Inter Superkupën e Italisë, “Zonja e Vjetër” qëndron në majë me 9 trofe. (Gazetar Safet Ademi)
