Atletico Madrid pas tre muaj shënon fitore

23.01.2024 15:36

Atletico Madridi i është kthyer fitoreve në La Liga të Spanjës....

Atletico Madridi i është kthyer fitoreve në La Liga të Spanjës. Pas disfatës nga Girona, Atletico të hënën mposhti në udhëtim Granada me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit spanjoll.
 
Golin e fitores e shënoi Alvaro Morata në minutën e 55-të. Kjo do të thotë se Atletico, I ka dhënë fund serisë negative në transfertë. “Jorganxhinjët” nga Madridi, në katër ndeshjet e fundit në transfertë kanë pësuar po aq disfata, ndërsa fitoren e fundit 0:3 me Selta Vigo, e kishin shënuar me 21 tetor. Atletico është në vendin e katërt me 41 pikë, kurse Granada në pozitën e parafundit me 11 pikë.