Maqedoni

Nga përmbytjet në Pelagoni, më të dëmtuara janë misri dhe gruri

31.03.2015 12:11

Përmbytjet e fundit në Pelagoni, dëm më të madh shkaktuan ndaj sipërfaqeve me misër dhe grurë, por edhe në kultura të tjera bujqësore, vlerësoi Komisioni komunal për mbikëqyrje...

Komisioni ka kryer kontroll në 593 parcela individuale të cilat i kanë paraqitur 273 persona nga 20 fshatra të Manastirit, sipërfaqet bujqësore të së cilëve ishin në përqindje të madhe ose në tërësi të përmbytura.
 
Për mënjanimin e pasojave nga dëmet në rajonin e Manastirit, Këshilli i komunës kërkoi 37.213.744 denarë, ndihmë financiare nga Qeveria.
 
Komisioni ka kryer vlerësim edhe në shtëpi të cilat ruajnë bar të thatë dhe kashtë.
 
"Karakteristike për të gjithë aplikuesit e ndihmës është që asnjëri prej tyre nuk e ka siguruar pasurinë e tyre. Bashkëpunimi me secilën familje ishte në nivel të duhur dhe arritëm që tërë procesin ta përfundojmë në periudhën prej 18 ditëve. Komisioni vazhdimisht e ka zbatuar metodologjinë për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare dhe të tjera dhe çmime se me sukses e përfundoi punën", theksoi Dime Joshevski, kryetar i komisionit të ekspertëve./mia